Lajme Shqip Wednesday, 06 March 2013 15:28

Në posterin e ri që është publikuar nga këngëtarja Beyonce, fansat e saj do të mund ta shohin personalitetin e saj në katër forma të ndryshme.

“Ndoshta të gjithë mund të kenë shokë, por Beyonce ka shokë në kompaninë Pepsi”, shkruajnë mediat amerikane, duke iu referuar posterit ku shihet edhe firma e Pepsit, pasiqë kjo kompani është edhe sponsor i koncertit botëror të këngëtares.

Këngëtarja 31 vjeçare e cila është e martuar me reperin Jay-Z, emri i vërtetë i të cilit është Shawn Carter, e ka emëruar edhe koncertin e saj “Ms Carter World Tour”.