Lajme Shqip Wednesday, 06 March 2013 08:57

Selena Gomez i është kthyer përditshmërisë pas një sërë angazhimesh që ka pasur. 20 vjeçarja kishte paralajmëruar javën e kaluar se kishte filluar të punojë edhe në një projekt muzikor, por së fundmi ajo është parë duke shëtitur në rrugët e Los Angeles, shkruan Daily Mail.

“Kush është gati për një album. Të gjitha këgët janë gati”, kishte shkruar Selena në Twitter.

Ka pak kohë që ajo është kthyer nga Europa, pasi ka qenë në promovimin e filmit të saj të ardhshëm “Spring Breakers”, i cili do të jetë në ekranin e madh më 15 mars.