Lajme Shqip Tuesday, 05 March 2013 23:08

Ka vdekur presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez.

Mediat ndërkombëtare si BBC, CNN, CBS, citojnë zëvendëspresidentin e këtij vendi, Nicolas Maduro ta ketë kumtuar lajmin. Presidenti 58 vjeçar venezuelian, vuante nga sëmundja e kancerit. Maduro ka shpërthyer në lot, derisa e ka transmetuar lajmin, raporton CNN. 

Më herët, qeveria e Venezuelës pati thënë se presidenti Chavez po vuante nga një infeksion i ri respirator.