Lajme Shqip Monday, 04 March 2013 16:28

Mbretëresha Elizabetë ka lënë spitalin në Londër, pasi kishte simptoma të gastroenteritit. Ajo ishte shtruar në spitalin “King Edward” në Londër dhe kjo ishte hera e parë që Mbretëresha u shtrua në spital në dhjetë vjetët e fundit, shkruan BBC. 

Të gjitha angazhimet e saj që ishin planifikuar për gjithë javën, përfshirë edhe vizitën në Romë janë anuluar.

Pallati Buckingham ka konfirmuar se Mbretëresha 86 vjeçare tash është mirë dhe se shëndeti i saj është përmirësuar.