Lajme Shqip Monday, 04 March 2013 14:20

VATIKAN- Asambleja e Përgjithshme e Kardinalëve ka nisur sot mbledhjen për zgjedhjen e Papës së ri, pas dorëheqjes së Papa Benediktit XVI. 

Mësohet se mbledhja ka nisur rreth orës 09:30 në sallën e Sinodit të Ri, që pritet të marrë në shqyrtim aspektet protokollare.

Mbledhja u hap nga dekani i Kolegjit të Kardinalëve, Kardinali Angelo Sodano.

Në Kapelën Sistine do të zhvillohen 4 votime në ditë: dy në mëngjes dhe dy pasdite. Papa zgjidhet me një shumicë prej dy të tretave.(LajmeShqip.com)