Lajme Shqip Sunday, 03 March 2013 17:59

Bukuresht- Do të ishte gabim në qoftë se Rumania nuk i merr parasysh ndryshimet dhe përparimet lidhur me Kosovën dhe “të vazhdojë të mbetet e ngulitur në vijën e parë, si ushtari japonez në Oqeanin Paqësor pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, ka thënë ministri i Punëve të Jashtme të Rumanisë Titus Korlacean. 

Këtë deklaratë ministri Korlacean e ka bërë në një televizion rumun, duke u përgjigjur në pyetjen nëse Rumania do t’i bashkëngjitet trendit evropian sa i përket njohjes së pavarësisë së Kosovës.

“Në Kosovë ekziston një realitet politik të cilin duhet trajtuar në mënyrë inteligjente dhe të hapur”, citon agjencia Beta shefin e diplomacisë rumune. “Rumania duhet të shikojë me kujdes se si po zhvillohet dialogu politik në mes të Kosovës e Serbisë, që ndërmjetësohet nga përfaqësuesja e lartë e BE-së, Catherine Ashton. Ky është realiteti të cilin Bukureshti duhet ta ketë parasysh”, ka thënë Korlacean. (Telegrafi)