Lajme Shqip Sunday, 03 March 2013 14:54

Ajo edhe mund të jetë milionere por nuk është edhe aq e arsyeshme që të jetë nën përcjelljen e policisë kur del për të blerë diçka.

Gwen Stefani është parë duke dalë me familjen e saj në Kaliforni, por nuk i kanë mjaftuar dy djemtë e mëdhenj që i ka me vete gjithnjë, shkruan Daily Mail duke iu referuar truprojave të saj.

Stefani ka kaluar ditën me fëmijët e saj dhe me bashkëshortin Gavin Rossdale duke bërë ‘shoping’ gjatë një dite të tërë.