Lajme Shqip Sunday, 03 March 2013 13:06

 

Alban Skënderaj ka zgjedhur anëtarin e “Elita 5”, Nexhat Mujovi –Wirusi, për të realizuar një projekt të ri muzikor.
Ditë më parë në rrjetet sociale u publikuan disa fotografi, në të cilët kantautori i suksesshëm shihej në studion e muzikantit të njohur nga Tetova, ndërsa njoftohet se ata po bashkëpunojnë në realizmin e një kënge.
Bëhet e ditur se incizimi i këngës tashmë është kryer dhe së shpejti pritet lansimi në treg, shkruajnë mediat.