Michelle Obama u është përgjigjur kritikave që janë bërë në adresë të saj, për shkak të paraqitjes me anë të një videoje në ceremoninë e “Oscar”.
Obama ka thënë se “absolutisht nuk është e befasuar” me kritikat për paraqitjen e saj në Oscar.
Kritikat ndaj zonjës së parë janë bërë nëpër rrjete sociale, nëpër bllogje të ndryshme, ku është thënë se Michelle është treguar tepër egoiste me paraqitjen e saj dhe se ka dashur të tërheqë vëmendjen e gjithë publikut atë natë.
“E di që gjithçka mund të bëhet debat kombëtar. Edhe këpucët e mia mund të bëhen debat kombëtar. Prandaj ne jemi këtu dhe po ecim në këtë rrugë”, ka thënë Michelle duke u përgjigjur me buzëqeshje për kritikat që i janë bërë.
Megjithëkëtë, kjo nuk ishte hera e parë që një zonjë e parë ishte paraqitur gjatë ndarjes së Oscarëve.
Në vitin 2002 ishte edhe Laura Bush ajo që u paraqit përmes një video-lidhje.
Amerikanët, ka një kohë që janë fascionuar nga zonjat e para, nga rrobat e tyre dhe nga ajo që ato kanë bërë për të promovuar familjen dhe fëmijët e tyre, shkruan Huffington Post.
Por Michelle Obama, ka thënë se ajo nuk mund t’ua hedhë një shikim të dytë kritikave që shkojnë në emrin e saj, si zonja e parë.
Ajo ka thënë se nuk ka pasur qëllim të promovohet aspak në Oscar, porse ajo është shumë e dhënë pas artit dhe ky ka qenë qëllimi i saj.
Saturday, 02 March 2013 11:57