Lajme Shqip Saturday, 02 March 2013 11:02

Ribashkimi i tyre ka sjellë shumë reagime në lajmet rozë por edhe tek fansat e tyre, mirëpo Rihanna ka zbuluar se lidhja e saj me Chris Brown nuk do të ndalet, do të shkojë më tutje.

Rihanna ka thënë se do të ketë fëmijë me Chris Brown.

“Me siguri do të kem fëmijë. Jam duke u lutur që të mund të marr një muaj pushim. Dua pak pushim dhe shëndet në vitet e ardhshme. Unë vërtetë dua të jem e lumtur dhe e shëndetshme”, ka thënë ajo, shkruan Daily Mail.

Këngëtarja e hitit “Diamonds”, ka pozuar për “ELLE UK” ku edhe ka dhënë një intervistë. Ajo ka zbuluar planet për të ardhmen në jetën personale dhe për karrierën në vazhdim.

Rihanna, e cila hovin e saj në karrierën muzikore e mori që nga viti 2005 ka shpjeguar edhe pse poston shumë gjëra të jetës së saj private në Instagram.