Sapo është publikuar videoklipi i këngës “E kam provuar”, këngë kjo të cilën këngëtarja mjaft e kërkuar Gentiana Ismaili e solli në fund të vitit 2012.
“Kënga ‘E kam provuar’ është pëlqyer që në fillim kur e kam sjellë para adhuruesve të mi dhe kështu që suksesi i saj më shtyri që t’ia realizoj edhe videoklipin. Në fakt klipi sapo është publikuar në treg dhe adhuruesit janë duke e pëlqyer shumë”, ka thënë ajo për “Zërin”.
Genta bënë të ditur se tani ka nisur realizimin e disa projekteve të reja muzikore, të cilat do t’i zbuloj me plasimin e tyre.
Ndërkaq tani e tutje ajo do të bëjë udhëtime më të shpeshta drejt Tiranës për shkak se do të jetë pjesëmarrëse e jurisë në spektaklin “Gjeniu i vogël”.
“Në fakt kur e mora ftesën për të qenë në jurinë e ‘Gjeniut të vogël’ nuk mendova gjatë, menjëherë pranova të jem në këtë shou, sepse më pëlqejnë fëmijët dhe qëndrimi më pranë tyre do të më bëjë të ndjehem mirë”, shton ajo.
Këngëtarja e mirënjohur, Gentiana Ismaili-Genta në spektaklin “Gjeniu i vogël” do të vazhdoj të jetë në juri për tre muaj me radhë.
Thursday, 28 February 2013 14:01