Këntëtarja Skylar Grey në një intervistë që e transmetojnë mediat amerikane, ka thënë se është në përfundim të albumit “Don’t look down”.
Këngëtarja e cila ka bashkëpunuar me ikonat e repit, Dr.Dre, Eminem dhe Diddy, ka thënë se fillimisht ka qenë shumë e emocionuar derisa ka bashkëpunuar me legjendat.
“Ata janë legjenda që nuk vdesin. E pranoj se kam qenë paksa nervoze dhe në stres kur kam punuar me ta”, ka thënë këngëtarja.
Derisa ajo po eksperimenton me këngë të ndryshme dhe zhanre të ndryshme, Eminem i ka dhënë asaj një këshillë: “Duhet të jesh vetvetja. Duhet të jesh ti”.
Këto janë fjalët që këngëtarja ka thënë se i ka marrë si këshillë jetësore nga Eminem ndërkaq ka thënë se e pranon që kjo është shumë e thjeshtë por për të kanë qenë ndër fjalët më të rëndësishme në jetën e saj.
Thursday, 28 February 2013 09:08