Lajme Shqip Tuesday, 26 February 2013 15:23

Në shtator të vitit 2009, shumëkush ishte hidhëruar me reperin Kanye West, pasiqë ky i fundit kishte ndërhyrë ndaj fjalimit të Taylor Swift në Video Music Awards.

Atëkohë, jo shumëkush, por madje edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, kishte reaguar ndaj kësaj sjelljeje të Kanye duke e quajtur atë “gomar”.

“Është gomar, por është i talentuar”. Ishte kjo deklarata e presidentit Obama, që atë kohë kishte zënë titujt e lajmeve në botë.

Mirëpo Kanye, po shfrytëzon koncertin e tij në Londër që të “hedhë vrerë” ndaj çdokujt. Para pak ditësh, u raportua se ai nuk la pa përmendur as kolegun e tij Jay-Z dhe Justin Timberlake.

E të shtunën në Londër, Kanye ka bërë një “diss” edhe për presidentin amerikan, raporton Huffington Post.

Gjatë performancës së tij, Kanye ka thënë “nuk më intereson fare se çka do të thotë presidenti”.