TIRANE – Autoriteti i Kontrollit te Ushqimit ka deklaruar se analizat paraprake per kontrollin e alfatoksines ne qumeshtin e prodhuar ne vendin tone, e bllokuar nga agjencia e Kosoves, tregojne per prani te alfatoksines mbi normat e lejuara.
Duke pranuar pas analizave se qumështi i bllokuar në Kosovë rezulton pozitiv në Aflatoksin, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit urdhëroi heqjen e produkteve nga tregu, deri në shqyrtimin e analizave përfundimtare të qumështit.
Kontrolli erdhi pas vendimit te marre pak ditë më parë nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë se Kosovës (AUV) e cila hoqi nga tregu disa lloje të qumështit shqiptar. Kjo agjenci u ka kërkuar qytetarëve që të mos i blejnë këto produkte qumështi.(LajmeShqip.com)
Tuesday, 26 February 2013 14:45