Kur ministri i Kulturës, Memli Krasniqi, disa ditë para festimeve të 5-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës kishte thënë se Rita Ora nuk mund të performoj me 17 shkurt 2013 në Prishtinë për shkak të angazhimeve të saja, në sajtin zyrtar të Ritës nuk shihet të ketë pasur ndonjë agjendë të ngjeshur.
“Lajme Shqip” ka hulumtuar nëpër shumë sajte të ndryshme ku publikohen agjendat e yjeve botërore për të parë nëse Rita ka pasur koncerte apo të tjera angazhime.
As në sajtin e saj zyrtar por as të shtëpisë diskografike “Rock Nation” nuk shihet ndonjë aranzhim i Ritës për 17 shkurt.
Madje data e fundit që Rita ka mbajtur koncerte gjatë këtij muaji është 10 shkurti në Birmingem të Anglisë.
Në sajtin zyrtar të këngëtarës së njohur nuk shkruhet asgjë në lidhje me agjendën e muajit shkurt. Koncertet e shumtë të Ritës pritet të nisin më mars për të përfunduar në tetor.
Monday, 25 February 2013 09:28