Lajme Shqip Monday, 25 February 2013 09:24

Rregullatori i telekomunikimeve në Kosovë ka gjobitur një prej bizneseve të afaristit Ekrem Lluka.

Shuma e gjobës nuk është më e madhe se 5 mijë euro edhe pse autoritetet konstatuan se Radio Televizioni Dukagjini një entitet i Korporatës Dukagjini pronë e Ekrem Llukës kishte shkelur ligjin duke shfrytëzuar frekuencat militare për nevoja komerciale.

Bordi Drejtues i Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare pasardhëse e Autoritetit Rregullativ të Telekomunikimeve ka marrë vendimin më 6 dhjetor të vitit 2012. Vendimi u publikua në faqën zyrtare të ARKEP’it.

http://www.art-ks.org/repository/docs/Vendimi%20Nr.%20294-%20Shqiptimi%20i%20Sanksionit%20Ekonomik%20dhe%20Urdherimin%20e%20ndalimit%20te%20perdorimit%20te%20pa autorizuar%20te%20radio%20frekuencave%20nga%20Radio%20Televizioni%20Dukagjini%20Sh.p.k.pdf

“Radio Televizioni Dukagjini Sh.p.k i shqiptohet sanksioni ekonomik, ndëshkimi me gjobë në shumën prej pesë mijë eurove në emër dhe për shkak të shkeljeve esenciale dhe mos plotësimin e kushteve të detyrueshme të përkufizuara me dispozitat e Ligjit”, thuhet në këtë vendim.

Ky subjekt bazuar në këtë vendim të Bordit.. nuk kishte përfillur urdhrin e këtij autoriteti për ndalimin e kësaj veprimtarie të dërguar në mars të vitit 2012.

Subjekti në fjalë ishte njoftuar se po bënte shkelje të Ligjit për Komunikime Elektronike dhe të Ligjit për Telekomunikacion por nuk kishte marrë masa që ti respektonte pas njoftimit nga ana e autoriteteve.

Bordi në vendim ka marrë për bazë  Raportin e Matjeve të Sektorit të Radio Monitorimit të ARKEP, i cili  i  është dërguar për vëmendje  Shefit të Departamentit për Menaxhimin e Frekuencave në nëntor të vitit 2012,  që konfirmon dhe provon vazhdimin e shfrytëzimit të pa-autorizuar dhe të pandërprerë të kanaleve frekuencore për shërbime komerciale në brezin militar të dedikuar për qëllime të kontrollit të trafikut ajror.  

 ARKEP në një prej pikave të arysetimit thotë se vendimi është marrë me qëllim të parandalimit dhe eliminimit të pa rregullsive në shfrytëzimin e resurseve të fundme –radio frekuencave duke siguruar dhe ndjekjën e principeve të konkurrencës fer si dhe efektive duke mos lejuar aktivitete të pa-autorizuara që qojnë në përparësi konkurruese.