Këngëtarja Nora Istrefi ka rrëfyer jetën e saj në një intervistë për TV Klan, duke thënë se ajo është shumë e lidhur me familjen e saj.
Nora ka thënë se lidhjet më të mëdha në familje i ka pasur me nënën e saj, pasiqë ajo sipas Norës, gjithmonë ka pasur të bëjë me vendimet e familjes.
“Jam shumë e lidhur me familjen! Në fillim kam qenë shumë e lidhur me mamin, pasi nuk kam pas motër më të madhe, pastaj me babin edhe pse nuk jeton më prej 6 vitesh. Babi, ka qenë ai që më ka përkrah shumë në fillimet e karrierës sime muzikore dhe nuk ka qenë i rreptë, pasi kemi qenë më shumë si shokë se sa si prind. Më pas vijnë dy motrat Anita dhe Era dhe vëllai”, ka treguar këngëtarja.
Sunday, 24 February 2013 16:38