Lajme Shqip Saturday, 23 February 2013 21:51

Kanë mbetur disa orë nga koha kur Akademia Amerikane e Filmit do të ndajë çmimet prestigjioze “Oscar”.

“Argo” dhe “Zero Dark Thirty” kryesojnë listën e favoritëve për të fituar sivjet “Ocar” në kategorinë për filmin më të mirë.

Sipas organizatës që mbledhë skenaristët dhe kritikët më të rëndësishëm në Amerikë “Writers Giuld of Amerika”, drama e pengmarrjes në Iran me regji të Ben Affleck e shkruar nga Chris Terrio do të fitoj çmimin për skenarin më të mirë të adaptuar. E “Zero Dark Thirty” e Kathryn Bigelow që flet për vrasjen e Osama bin Laden pritet të fitoj për skenarin më të mirë origjinal shkrar nga Mark Boal.

Por favoritë po llogaritet edhe drama amerikane e periudhës së luftës civile, “Lincoln”, që ka marrë 12 nominime për çmimin prestigjioz “Oscar”, duke e tejkaluar për pak rrëfimin fantastik të fundosjes së “Life of Pi”, derisa disa prej njerëzve më të shquar të botës së filmit janë shpërfilluar për shpërblimin e lakmuar në kategorinë e regjisorit më të mirë.

Daniel Day-Lewis, i nominuar për portretizimin e Abraham Lincolnit, është parë si favorit për çmimin e aktorit më të mirë. Hugh Jackman, i cili portretizon një hajn në filmin “Les Miserables” po ashtu është nominuar në këtë kategori.

Në garë për aktoren më të mirë është aktorja Jessica Chastain, me rolin e agjentes së CIA-s në “Zero Dark Thirty”, sikurse edhe Jennifer Laërence me portretizimin e një gruaje të ve në “Silver Linings Playbook”.