Lajme Shqip Saturday, 23 February 2013 16:40

Bleona ka një faqe fansash në Facebook i cili ka disa kohë i hapur dhe numëronte rreth 38 mijë veta, deri para se ajo të vinte për turin e koncerteve të saj në Shqipëri.Pas kësaj, numri u rrit diku te 60 mijë fansa, numër ky që rezultoi i tillë deri në fund të janarit të këtij viti. Po më pas ç’ndodhi? Më 4 shkurt, numri i fansve të Bleonës pësoi një rritje si me magji, nga 60 mijë në 500 mijë, shkruan Panorama. 

Edhe diagrami i fansave të saj vjen në një rritje kulminante për vetëm një ditë. Pjesa më e madhe e fansave të saj janë nga Egjipti.

Duke u kuriozuar te profilet e atyre që japin like, vihet re se shumica janë nga vendet aziatike, Rusia, vendet arabe, shkruan Panorama.