Lajme Shqip Saturday, 23 February 2013 10:56

Zonja e Parë e SHBA-së, Michelle Obama, ka ofruar një shou të vërtetë të premtën mbrëma në “Late Night” të Jimmy Fallon.

Obama është paraiqtur në emisionin e saj të preferuar komik që realizohet në NBC dhe nuk është frikësuar fare që të tregojë aftësitë e saj në dysheme, shkruan Daily Mail.

Ka qenë Fallon ai që ka shtyerë Michellen të tregojë aftësitë e vallëzimit në serinë e quajtur “Evolution of mom dancing” dhe ka qenë po ai që ka vallëzuar “çmendurisht” me Zonjën e Parë.

Michelle ka vallëzuar me Fallon me disa këngë të ndryshme, përfshirë këtu edhe pjesë nga “Single Ladies” të Beyonce.

Para se të fillonte vallëzimi Michelle ka realizuar edhe një intervistë me Fallon.

“E veshur me xhinse, ajo ka dhënë shembullin më të mirë në “Evolution of mom dancing”, shkruajnë mediat.