Prishtinë – Deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Fatmir Limaj i është vazhduar edhe për dy muaj paraburgimi, ka konfirmuar për Express avokati i Limajt, Tomë Gashi.
“Gjyqtari i EULEX-it, Malkom Simons, nga Gjykata Themelore në Prishtinë, i ka vazhduar paraburgimin Fatmir Limaj edhe për dy muaj të tjerë, deri me 24.04.2013”, ka thënë avokati Gashi për Express.
Sipas tij, tashmë ai ka bërë ankesë në Gjykatën e Apelit të Kosovës për vendimin e gjyqtarit të EULEX-it.
“Unë si avokat i zotit. Limaj kam paraqit ankesë kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës. Caktimi i paraburgimit që nga 24.11.2012 dhe vazhdimi i paraburgimi pa asnjë arsye ligjore nuk ka kurrfarë mbështetje dhe arsye ligjore por janë krejtësisht arsyet politike që ndikojnë haptas në këtë çështje”, ka thënë avokati.(LajmeShqip.com)
Friday, 22 February 2013 15:25