Lajme Shqip Friday, 22 February 2013 15:12

Lady Gaga ka falënderuar fansat e saj që po e mbështesin në këto momente të vështira për të. Kjo pasiqë këngëtarja është detyruar të anulojë koncertet për shkak të një lëndimi.

Gaga në uebfaqen e saj zyrtare, u është drejtuar fansave duke shkruar:

“Vërtetë më keni dhënë mbështetje të madhe kohën e fundit. Isha e detyruar të marr disa vendime shumë shpejt. Ju falënderoj të gjithëve për mesazhet që më ken shkruar. Unë sapo kisha menduar se po jetoj ëndrrën time, kur mendoja të paraqitesha në koncert. Kjo u ndryshua për shkak të lëndimit tim, por siç e dini edhe ju, kjo nuk do të zgjasë gjithmonë”.