Lajme Shqip Friday, 22 February 2013 10:17

Lindsay Lohan ka humbur betejën gjyqësore përballë Pittbull derisa vetë ajo kishte qenë që e kishte akuzuar këtë të fundit.

Rasti kishte të bënte me përdorimin e emrit të Lindsayt, në këngën “Give me everything” të Pitbull, ku ky i fundit thotë: “I got it locked up like Lindsay Lohan”.

Lohan e kishte akuzuar këngëtarin se e ka përdorur emrin e saj pa marrë leje nga ajo, shkruan Daily Mail.

Mirëpo në betejen gjyqësore nuk ka pasur sukses Lindsay, pasiqë gjykatësit kanë thënë se “kënga e Pitbull është një vepër arti dhe ajo është e mbrojtur”.