Në serinë e radhës të emisionit muzikor të tipit garues “The Voice of Switzerland” që shfaqet në televizionin publik të Zvicrës, këngëtari shqiptar nga kantoni Aargau, Valon Muhadri ka kaluar të mërkurën mbrëma me sukses edhe një pengesë.Pas garave anonime individuale, dy javët e fundit këngëtarët garojnë brenda grupit, me ç`rast nga dy prej tyre dalin në “ring”, ku këndojnë duete ndërsa përzgjedhësi i tyre duhet të përcaktohet për njërin nga ta.Valoni ka kënduar kësaj radhe në duet me shokun e grupit të tij, Stefan Vollenweider, këngën “Dance with somebody” të Mando Diao. Të dy të përzgjedhurit e anëtares së jurisë, Stefanie Heinzmann, kanë treguar nivel të lakmueshëm të këndimit, gjë që edhe është vlerësuar nga duartrokitjet dhe brohoritjet e publikut, shkruan Albinfo.
Në fund, për një nuancë më i mirë ka dalë Valon Muhadri. “Shefja” e grupit të tij, Heinzemann ka thënë se këngëtari shqiptar ka arritur ta bindte “pak më shumë” sesa rivali i tij. Ndërsa anëtari tjetër i jurisë, këngëtari i njohur i rapit, Stress ka shtuar se në mes tyre ka pasur vetëm “një dallim milimetrik”.
Friday, 22 February 2013 09:44