Nata e kaluar ka qenë një festë e vërtetë në 02 Arena bë Londër. Kjo për shkak të ceremonisë së “Brit Awards 2013”.
Ashtu siç edhe ishte parashikuar, triumfuesja në këtë ceremoni, është Adele, për këngën më të mirë britaneze, Skyfall. Në këtë kategori ishte e nominuar edhe Rita Ora me singling “Hot right now”
Në kategorinë për artistin më të mirë femër, çmimin e ka “rrëmbyer” Emeli Sandé e cila njëherit morri edhe çmimin për albumin më të mirë të vitit, ndërkaq për grupin më të mirë, çmimi ka shkuar për Mumford & Sons.
Çmime të tjera kanë marrë edhe Lana Del Rey, The Black Keys, Frank Ocean, Coldplay, One Direction, etjerë.
Thursday, 21 February 2013 09:47