Bruksel (plotesuar)- Takimi në mes të Kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministrit të Serbisë, Ivica Dacic ka përfunduar rreth orës 17:00 përderisa ai pritet që të vazhdoi nesër.
Ende nuk ka informacione për arritjen e ndonjë marrëveshje në mes të dy kryeministrave apo për atë se çka është diskutuar në takimin që ka zgjatur afër dy orë.
Nis takimi i kryeministrave
Në Bruksel ka nisur takimi i kryeministrave të Kosovës, Hashim Thaëi dhe Ivica Daçiq, në praninë edhe të shefes për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.
Ky është raundi i pestë i bisedimeve ndërmjet dy kryeministrave, të cilat kanë për qëllim normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.
Ai pason takimet e ndara të Thaçit dhe të Daçiqit me baroneshën Ashton.
Në krye të agjendës së sotme është thënë se do të jetë çështja e veriut të Kosovës dhe e strukturave paralele të Serbisë atje.
Ky raund i bisedimeve është paralajmëruar se mund të vazhdojë edhe nesër.
Bashkimi Evropian ka thënë se rezultatet e këtij dialogu janë kyçe për avancimin e Kosovës dhe të Serbisë në rrugën evropiane.(LajmeShqip.com)
Tuesday, 19 February 2013 17:41