Tiranë – Televizioni informativ “A1 REPORT” transmeton pamjet filmike të akt-ekspertizës të kryera nga experti Ndoc Çardaku në rrobat e Ziver Veizit, i cili mbeti i vrarë në protestën opozitës në 21 Janarin e dy viteve më parë para Kryeministrisë.
Në video shikohet momenti i akt-ekspertimi që prokurorët akuzojnë ekspertin Ndoc Çardaku se me veprimet e tij ka vendosur vetë dy copëzat e ashklave të drunjta në këmishën e Ziverit, duke i nxjerrë më pas si prova materiale.
Fillimisht pamjet tregojnë momentin kur experti Ndoc Çardaku ka identifikuar ku është ashkla dhe ka bërë lëvizjen e saj drejt vrimës dhe e lëviz me doreza për arsyen se ashkla e drurit është e vështirë për t’u lëvizur me gishtërinj. Më pas eksperti kriminalistikes kërkon klemën në përfundim për të hequr ashklën nga këmisha e të ndjerit Ziver Veizi.
I futuar në studion e lajmeve të televizionit A1 REPOR! gazetari investigativ, Artan Hoxha, ndër të tjera deklaroi se eksperti “nuk e ka menduar se po ta dinte do të ishte përkjekur të mos e bënte këtë ekspertim me video, siç nuk janë bërë dhe ekspertime të tjera” Hoxha kujton dhe një moment të deklaratës së mjekut të Spitalit Ushtarak pasi u mësua për vrasjet e 21 Janarit, ku thotë se “në vrimat hyrëse të të tre viktimave ka pasur djegie dhe gjurmë baruti”, çka tregon se vrasjet janë bërë nga afër.
Gjatë ekspertimit, video ka momente të turbullta të pamjeve filmike ndëra për disa momente me gishta të fiksuar në këmishën e Ziver Veizit, eksperti Ndoc Çardaku duket qartë se është në pritje për të gjetur diçka në një vrimë në këmishë, ku nuk duket asgjë. Pas kësaj, nga ndihmësi i tij eksperti kërkon një klemë me anë të së cilës nga brendësia e këmishës nxjerr dy ashkla të drunjta dhe i vendos si prova materiale mbi një letër duke i rrethuar si prova materiale e më pas filmimi ndërpritet. Eksperti dëgjohet të thotë: “Më jep një klemë i çikë.. edhe një letër”.(LajmeShqip.com)
Monday, 18 February 2013 19:25