Aktori i famshëm hollivudian, Tom Hanks ka deklaruar se “Kosova gjithmonë ka qenë Serbi dhe kështu do të jetë edhe në të ardhmen”.
Në një intervistë dhënë televizionit “E”, aktori ka folur për situatën në Kosovë, duke vënë një paralele mes Kosovës dhe Jerusalemit.
Ai ka folur për të gjithë filmat në të cilët flitet për historinë e shtetit të Izraelit dhe këtu ka folur edhe për Kosovën.
“Gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe Holokaustit, hebrenjtë kanë mbijetuar mirë, pavarësisht asaj që u ka ndodhur më vonë. Ata kurrë nuk e kanë humbur besimin e tyre dhe janë kthyer në vendin e tyre”, ka thënë ai, për të vazhduar më tutje me deklaratën për Kosovën:
“ Një situatë pak a shumë të ngjashme e kemi sot në Kosovë. Serbët kanë ndërtuar atje qysh moti manastiret e tyre dhe ato u janë marrë sot nga shqiptarët. Në fund të shekullit të 20-të NATO ka bombarduar mbi serbët, por sot i kemi serbët të cilët nuk duan ta pranojnë Kosovën si shtet të pavarur dhe ata thonë me krenari se Kosova është Serbi”, ka thënë Hanks.
Hanks është i njohur si ylli i Hollywoodit, i cili është tejet i interesuar për temat historike.
Monday, 18 February 2013 16:35