Lajme Shqip Monday, 18 February 2013 16:11

Alec Baldwin sërish është bërë pjesë e një konfrontimi me mediat. Raportohet se ai ka kërcënuar një fotograf për shkak se ky i fundit e ka pyetur atë diçka në lidhje me bashkëshoren e tij.

Alec thuhet se e ka thirrur fotografin me emra të ndryshëm si “diler droge” etj. Madje thuhet se ka përdorur edhe një diskurs rasist ndaj tij.

Fotografi, siç raporton TMZ, ka inçizuar bisedën dhe raportohet se atë do ta paraqesë në polici.

Kjo nuk është hera e parë që Baldwin nuk mund ti “durojë” mediat.