Vajza e David dhe Victoria Beckham, është “lodhur” kohën e fundit duke marrë pjesë nëpër javët e modës. Ajo gjithnjë është pranë të ëmës madje shpeshëherë ka qenë në fokus të mediave për shkak të veshjes së saj, gjithashtu mjaft në modë.
Të hënën, Harper është parë se është bashkuar me babain, futbollistin David Beckham dhe tre vëllezërit e saj, duke u kënaqu në një park në Londër.
Derisa Harper 19 muajshe është kënaqur duke luajtur në këtë park, Beckham ka shfrytëzuar rastin të ushtrojë me djemtë e tij, shkruan Daily Mail.
Beckhamët tashmë janë vendosur në Londër, pas disa vitesh që kanë kaluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Monday, 18 February 2013 16:08