Lajme Shqip Monday, 18 February 2013 16:00

“Eliza Dushku di si të hakmerret, nëse nuk e fiton çmimin më të madh, atëherë ajo përkujdeset që të paktën të duket bukur”.

Kështu e nis artikullin Daily Mail, për aktoren me prejardhje shqiptare, e cila është paraqitur në tepihun e kuq gjatë ndarjes së çmimeve “Streamy Awards të dielën.

Edhe pse ngjarjes nuk i është dhënë ndonjë hapësirë e madhe mediatike, përveç që është dhënë online, megjithëkëtë Eliza është përkujdesur që të duket bukur.

32 vjeçarja ka kaluar nëpër tepihun e kuq në këtë ngjarje të Hollywoodit, me një fustan mjaft provokativ.