Mitrovice – Përfaqësues të strukturave paralele serbe në veri kanë bërë me dije se edhe njëherë do të kërkojnë nga Gjykata Kushtetuese e Serbisë anulimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel në mes të Prishtinës dhe Beogradit, derisa të mos flitet për çështjen e statusit të Kosovës.
“Udhëheqësit, këshilltarët dhe anëtarët e komunave, që nesër do të dalin para Gjykatës Kushtetuese, ndërsa delegacioni që do të formohet, do t’ia dërgojë një letër kryetarit të Gjykatës Kushtetutese dhe do të flasë me të”, ka thënë njëri nga udhëheqësit e serbëve lokal, Radenko Nedeljkoviq, siç transmeton Evropa e Lirë.
Në bisedimet e deritashme në Bruksel janë arritur një sërë marrëveshjesh mes Prishtinës dhe Beogradit.(LajmeShqip.com)
Monday, 18 February 2013 13:54