Lajme Shqip Sunday, 17 February 2013 22:00

Këngëtaret dhe artistet shqiptare, kanë uruar pesëvjetorin e pavarësisë. Disa nga to e kanë bërë këtë nëpërmjet rrjeteve sociale e disa nëpërmjet intervistave dhënë për mediat shqiptare.

Ishte Elvana Gjata, këngëtarja e cila në një intervistë që e transmetojnë mediat e Kosovës, ka thënë se janë shënuar disa përparime përgjatë këtyre viteve.

Madje Elvana ka thënë edhe se jemi popull bujar dhe i zgjuar.

 “Do kalojnë vite, por ajo që është e sigurt është se po shënohet rritje, goxha e shpejtë. Dihet qe jemi popull i zgjuar dhe shquhemi për bujari, jemi të aftë. Unë e shoh Shqipërinë në ngritje në shumë fusha”, është shprehur këngëtarja.

 Përveç Gjatës, ishte edhe artistja Arta Dobroshi që uroi pesëvjetorin, por ka shprehur zhgënjimin lidhur me disa çështje.

Do të duhej të ishte një ditë e bukur por s’mund të jemi të gëzuar. S’mund të jesh i gëzuar kur sheh njerëz në rrugë, duke kërkuar lëmoshë. Jane dy emocione njëherësh.Duhet të pranojmë se duhet ndryshuar gjendja, duhet ndërtuar shtetin, e jo vjedhur atë. E kemi një detyrë si populli dhe qeveria, të jemi të sinqertë”, ka thënë ajo për televizionin publik të Kosovës.

Për pesëvjetorin e pavarësisë, kanë uruar edhe artistë tjetë të skenës, si Tuna, etjerë.