Lajme Shqip Saturday, 16 February 2013 14:34

Akon kishte pretenduar kohë më parë të krijonte një rrjet social të ngjashëm me Facebook, ku njerëzit do të mund të komunikonin me njerëzit e preferuar të tyre të skenës.

Mirëpo ende pa e realizuar këtë punë, Akon i detyrohet një kompanie me 127 mijë dollar borxh. “Atlanta Business Video” ka paraqitur padinë e saj në një gjykatë në Gjeorgji, për të kërkuar borxhin që u detyrohet këngëtari, shkruan TMZ.

Kjo kompani kishte lidhur kontratë me Akon për çështje të disa videove që ishin planifikuar të zinin vend në rrjetin e ri social.

Ndryshe këngëtari kishe krijuar më parë rrjetin social “Fantrace” në bashkëpunim me dy partner tjerë të biznesit, por si duket ky rrjet nuk ka pasur sukses.