Lajme Shqip Friday, 15 February 2013 14:53

Oscar Pistorius ka shpërthyer në lot gjatë seancës së parë gjyqësore, ku i është lexuar aktakuza për vrasjen e të dashurës së tij, modeles Reeva Steenkamp.

Prokurorët kanë shqyrtuar raportin nëse vrasja ishte e paramenduar. Pistorius ka thënë se ai ka simpati të madhe për familjen e Steenkamp ndërkaq që familja e Oscar i ka mohuar “termet e rënda të aktakuzës” shkruan Daily Mail.

Fqinjët e tyre kanë dëshmuar se Oscar ishte shtrirë pranë trupit të vdekur të së dashurës së tij në banjo.