Lajme Shqip Thursday, 14 February 2013 15:03

Aktorja Hally Berry ka folur për të gjitha rolet e saj të deritashme. 

Mirëpo, Berry ka thënë se roli më i mirë është ai i nënës.

“Të jesh nënë, don të thotë të ndodhesh në një perspektivë ku ti do të tregosh shumë gjëra për jetën tënde. Është një gjë shumë natyrale”.

Aktorja ka thënë se karriera është shumë e rëndësishme, por sipas saj, të qenit një nënë e mirë është gjë më e rëndësishme se karrriera, shkruan The Sun.

“Asnjë rol, asnjë karrierë nuk është më i rëndësishëm se roli i nënës. Kjo është gjëja në të cilën tani për tani do të përqendrohem”, ka thënë Berry.