Lajme Shqip Thursday, 14 February 2013 13:55

Kur regjisori nga Bosnja, Danis Tanovic kishte dëgjuar se një familjeje rome i është refuzuar përkujdesi shëndetësor pë faktin se ata nuk kishin para të paguanin për të, kishte vendosur të bënte një film me po këtë temë.

Mirëpo, regjisori kishte vendosur që aktorët e filmit, të ishin vetë familja në fjalë, shkruan Reuters.

Kështu Nazif Mujic dhe partnerja e tij Senada Alimanovic, janë bërë protagonist të filmit me tematikë për vetë jetën e tyre.

“Fakti që Nazif dhe Senada kanë përjetuar këtë histori, tregon se ky është një problem me përmasa më të mëdha” ka thënë drejtori i filmit për Reuters, duke shtuar se nëpërmjet filmit “An Episode in the Life of an Iron Picker”, ka dashur të paraqesë “jetën në një vend ku paraja don të thotë më shumë se sa jeta humane”.