Beyonce do të sjellë për fansat një dokumentar për jetën e saj.
Martesa me Jay-Z, karriera e saj e deri të lindja e vajzës Blue Ivy Carter, janë përfshirë në dokumentarin “Life is but a dream”, shkruan Reuters.
Me këtë dokumentar, Beyonce synon të rikthehet edhe një herë në mesin e fansave të saj, pas lindjes së vajzës.
Dokumentari tashmë është dhënë premierë në New York, me ç’rast këngëtarja ka thënë se ka dashur t’ia tregojë publikut jetën e saj nga një perspektivë tjetër.
“Duke e ditur se në këtë pjesë të jetës sime, janë viter kur gjithçka është kaq e mrekullueshme sepse unë shoh tani gjithçka ndryshe, kam menduar të ndaj të gjitha këto me njerëzit tjerë”, ka thënë ajo.
Wednesday, 13 February 2013 23:07