Lajme Shqip Wednesday, 13 February 2013 15:27

Kristen Stewart do të udhëtojë për në Australi vetëm që të takojë të dashurin e saj, Robert Pattinson.

Stewart ka vendosur ta ndërmarrë këtë hap, për siç thuhet “ta shpëtojë lidhjen e saj me Pattinson”, derisa ky i fundit ndodhet për xhirime në Australi, shkruan RadarOnline duke iu referuar burimeve.

“Megjithëse do ti duhet të bëjë një rrugë të gjatë, Kristen ka vendosur të shkojë në Australi që ta takojë Robertin. Ata janë tepër të zënë me punë dhe ka kohë që nuk janë parë”, ka thënë ky burim.