Lajme Shqip Wednesday, 13 February 2013 11:01

Kantautori i njohur Redon Makashi, ka thënë se ai është i dashuruar, por nuk ka përmendur emrin e vajzës.

Megjithëse kohën e fundit, Makashi ka qenë shënjestër e mediave për lidhjen e tij me gazetaren Elda Koci, ai nuk e ka përmendur emrin e saj, por në një intervistë për Utv-news, ka pohuar vetëm se është i dashuruar.

Redoni gjatë kësaj interviste ka folur edhe për jetën artistike duke thënë se është në punim e sipër të një projekti të ri muzikor.