Derisa Jennifer Lopez dhe Pittbull po ftonin Adelen që të pranonte një çmim Grammy, ka ndodhur një incident.
Prezantuesi televiziv nga Ukraina, Vitalii Sediuk, me të dëgjuar emrin e Adeles, ka vrapuar drejt podiumit për të marrë çmimin.
“Por si duket vetëm Sediuk ka qeshur me veten e tij sepse askush tjetër nuk ka qeshur me veprimin e tij e aq më tepër, kur atij i është dashur ta kalojë natën në qeli për shkak të këtij veprimi” , shkruan Daily Mail.
Nuk dihet ende se si prezantuesi televiziv, ka arritur të ulet afër Justin Timberlake dhe Jessica Biel gjatë ceremonisë së Grammy.
Sediuk është larguar menjëherë nga salla nga sigurimi ndërkaq Adele, J.Lo dhe Pittbull kanë qëndruar një kohë të shtangur me këtë veprim.
Kjo nuk është hera e parë që Sediuk bënë një gjë të tillë. Ishte po ai kur në maj të vitit të kaluar, kishte “shkruar historinë” me aktorin Will Smith, kur e kishte detyruar këtë të fundit ta godiste në fytyrë gjatë premierës së filmit “Men in black 3”.
Tuesday, 12 February 2013 18:53