Lajme Shqip Monday, 11 February 2013 18:11

Muzikantë të njohur si Dave Grohl, Janelle Monae, LA Reid dhe Miguel, kanë kujtuar Whitney Houston, në një vjetorin e vdekjes.

Ylli i muzikës, kishte vdekur në një dhomë hoteli më 11 shkurt të vitit të kaluar.

Duke folur në gala mbrëmjen e organizuar për nder të çmimeve Grammy në Los Angeles, Grohl ka thënë se Houston “do të kujtohet gjithnjë si një nga vokalistet ikonë të të gjitha kohërave”.

“Jo vetëm që gjatë karrierës së saj shiti albume record, por ajo ishte një zë i mrekullueshëm” ka thënë Grohl, shkrua Daily Mail.

Houston do të merrte pjesë në ceremoninë e vitit të kaluar në Grammy, por ajo vdiq pak orë para se të fillonte ceremonia.