Lajme Shqip Monday, 11 February 2013 14:46

Janë bërë gati pesë vite që kur Justin Timberlake ka munguar në skenën muzikore, por këngëtari e ka “shfrytëzuar” natën e ndarjes së çmimeve Grammy për t’u rikthyer sërish fuqishëm në skenë.

Këngëtari ka shfrytëzuar edhe sharmin e tij prej artisti, për të dhënë një performancë të shkëlqyer, vlerëson Daily Mail.

Ai ka performuar hitin e tij “Sexy back” me mbështetjen e reperit Jay-Z. Kjo është vlerësuar si një ndër performancat më të mira gjatë ceremonisë së çmimeve Grammy.