Lajme Shqip Monday, 11 February 2013 11:30

Mediat turke kanë shkruar për fituesen e spektaklit të bukurisë “Miss Globe” 2008, Almeda Abazi, për shkak të tendencës së saj për të marrë shtetësinë turke.

Almeda, me të parë se nuk kishte oferta në Shqipëri dhe nuk kishte asgjë konkrete në drejtim të saj, bukuroshja kishte vendosur të jetojë në Stamboll të Turqisë bashkë me nënën dhe motrën e saj, shkruan zhurnal.

Mirëpo pas gjashtë muajsh, bukuroshes 21 vjeçare, i është refuzuar kërkesa, megjithëqë ajo ka pasur një referencë nga Ministria e Kulturës për aktivitetet e saj në shtetin turk.