“We are young”, kënga e grupit Fun, është shpallur kënga më e mirë e vitit në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy për vitin 2012. Australiani Gotye ka qenë fitimtari tjetër, i cili ka “rrëmbyer” tri çmime në Grammy.
Ai ka marrë çmimin për produksionin më të mirë dhe ka marrë tri çmime tjera.
Në listën e fitimtarëve, padyshim se është edhe Adele, e cila mori një Grammy për versionin më të mirë “live” me këngën “Set fire to the rain”, duke mundur kështu konkurentë si Kelly Clarkson, Rihanna etj.
Albumi rock më i mirë ka shkuar për grupin The Black Keys. Në listën e emrave triumfues, nuk munguan as Jay Z dhe Kanye West për bashkëpunimin e tyre në “Watch the throne”.
Monday, 11 February 2013 11:25