Lajme Shqip Sunday, 10 February 2013 17:56

Eminem do të sjellë albumin e tetë gjatë këtij viti. Presidenti i kompanisë “Shady Records” ka treguar se Eminem është duke punuar tash e një kohë të gjatë për albumin e ri.

“Ai është duke punuar qe një kohë të gjatë në albumin e ri. Nuk jemi të sigurt se kur saktësisht do të jetë gati. Tani për tani i kemi gati vetëm disa data kur Eminem do të performojë në Evropë dhe ato janë gjatë muajit gusht, kurse më tepër nuk kemi të caktuar”, ka thënë Paul Rosenberg për Billboard.

Albumi i fundit “Recovery” i Eminem, u publikua në vitin 2010.