Lajme Shqip Sunday, 10 February 2013 16:43

Kritikët e muzikës, kanë paraparë që Frank Ocean do të duhej të dilte fitimtar në shumicën e çmimeve Grammy gjatë ceremonisë që do mbahet mbrëmjen e së dielës.

Kirikët kanë thënë për magazinën “People” se “kur vjen çasti të notohet nëpër oqean gjatë kësaj nate, fitorja do të duhej të shkonte pikërisht të Frank”.

Megjithëse artisti nuk është në disa nominime ku janë emrat si Gotye apo Ed Sheeran, megjithatë ai është në mesin e më shumë të nominuarve, ku gjithësej merr pjesë me gjashtë nominime për albumin e tij “Channel Orange”.