Lajme Shqip Sunday, 10 February 2013 13:37

Edicioni i gjashtë i Big Brother Albania, i cili pritet të fillojë së shpejti, do të pësojë disa ndryshime.

Risia e parë që e transmetojnë mediat shqiptare është se do të ketë ndryshime në panelin e opinionistëve, ku në mesin e tyre do të ketë edhe ekspertë nga fusha e psikologjisë, filozofisë dhe sociologjisë.

Paraqitjen e tyre për panel, tashmë e kanë konfirmuar Artan Fuga dhe Delina Fico, shkruan Mapo.

Një ndryshim tjetër i cili është përmendur edhe kohë më parë, është fakti se banorët do të duhet të hyjnë në shtëpi me nga një secret të madh, për t’u bërë pjesë e lojës së zbulimit të sekreteve të njëri-tjetrit.