Lajme Shqip Sunday, 10 February 2013 13:02

Modelja shqiptare Rovena Domi, tani synon të angazhohet edhe në Kosovë. Rovena ka treguar se ajo do të ketë bashkëpunime me disa kompani nga Kosova.

 “Jam shumë e lumtur që po nisë një bashkëpunim të ri me disa agjenci të modës në Kosovë. Është hera e parë që unë po nisë një punë këtu dhe shpresoj që do të kaloj mirë. Uroj që edhe publiku kosovar të jetë i kënaqur me paraqitjet e mia”, ka thënë ajo për “Zëri”.

Domi ka thënë se me paraqitjet e saj në fushën e modës, synon ta pushtoj edhe tregun kosovar.