Lajme Shqip Saturday, 09 February 2013 14:55

Ministrja e Arsimit në Gjermani, Annete Schavan, ka dhënë dorëheqje nga ky post, pasiqë universiteti ku ajo ka studiuar, ka gjetur se tema e saj e doktoraturës ka qenë plagjiaturë.

Universiteti “Heinrich Heine” ka vendosur për heqjen e titullit të doktoratës ndaj ministres gjermane.

Schavan, e cila është një aleate e ngushtë e kancelares Merkel, thotë se “do të luftojë kundër vendimit të universitetit”. Analistët thonë se kjo do të jetë një “goditje e rënd për kancelaren Merkel”, shkruan BBC.